“KFOR të marrë veriun”/ Ministri i Brendshëm i Kosovës reagon pas deklaratës së Ramës

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla i ka kthyer përgjigje propozimit të kryeministrit Edi Rama që “veriu i Kosovës të merret nën administrim nga KFOR-i”. Në një intervistë për emisionin “TPZ” në MCN, Zveçla u shpreh hapur kundër këtij propozimi.
“Nuk ka nevojë KFOR-i që të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës e cila po tregohet si një nga institucionet më të suksesshme të shtetit të Kosovës. Ajo po mbron sovranitetin dhe integritetin suksesshëm” – tha ministri. Ai sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për patrullime të përbashkëta mes policisë së KFOR-it dhe policisë së Kosovës gjatë vijës kufitare.
“Policia e Kosovës është e aftë të menaxhojë situatën në 4 komunat e veriut të Kosovës. Çfarë kryeministri Kurti ka thënë është “patrullime të përbashkëta të policisë së Kosovës dhe KFOR-it në vijën kufitare”. Në kemi një vështirësi për sa i takon vijës kufitare apo zonës së gjelbër për shkak të marrëveshjes së Kumanovës e cila thotë se policia e Kosovës duhet të mbajë një distancë prej 1 km nga vija kufitare dhe prandaj kryeministri i Kosovës ka thënë se është mirë që brenda këtij shiriti të ketë patrullime të përbashkëta me KFOR-in, por nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në 4 komunat e veriut të Kosovës” – tha ministri.
Gjatë një konferencë për mediat gjatë paradites, Rama tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur. Ministri Zveçla sqaroi edhe synimet e grupit terrorist që sipas tij kishte për qëllim të krijonte një korridor mes Serbisë dhe disa zonave të banuara nga serbët. Sipas ministrit, ka dyshime për më shumë të vrarë, por ende nuk ka prova për këtë pasi kontrollet në zonë po vijojnë. ©
LEXO EDHE: KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër
#KFOR #të #marrë #veriun #Ministri #Brendshëm #Kosovës #reagon #pas #deklaratës #së #Ramës
Lapsi