Tech

Vuçiç shuan dyshimet: Radoiçiç ishte në grupin e serbëve në Banjskë. Ndodhet në Serbi, është thirrur për të dëshmuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se Milan Radoiçiç ka qenë në mesin e serbëve që ndodheshin në manastirin e Banjskës në Zveçan në 24 shtator pas sulmit ndaj policisë së Kosovës.

Sipas medias serbe Danas, Vuçiç është shprehur gjatë një interviste në Radiotelevizionin serb se në mesin e serbëve të filmuar arriti të njihte nënkryetarin e Listës Serbe, Radoiçiç. Ai u shpreh se nuk kishte dijeni nëse ky i fundit ishte në drejtimin e grupit serb, ndërsa zbuloi edhe vendndodhjen e tij.

Presidenti serb tregoi se Radoiçiç ndodhej në Serbi dhe se ishte thirrur nga autoritetet e Beogradit për të dëshmuar në lidhje me atë që ndodhi në Banjskë gjatë fundjavës.

Ai shtoi se Radoiçiç nuk është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës, ndërsa tha se ishte besimplotë se ai do t’i përgjigjet thirrjes së autoriteteve serbe për të dëshmuar./m.j

#Vuçiç #shuan #dyshimet #Radoiçiç #ishte #në #grupin #serbëve #në #Banjskë #Ndodhet #në #Serbi #është #thirrur #për #të #dëshmuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button