Shkodra nuk gjen qetësi, pas tritolit në agjencinë e funeralit, i hedhin në erë derën e banesës
Shkodra është tronditur nga një shpërthim eksplozivi që u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në lagjen “Tre Heronjtë”.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Ardian Fierzës, pronarit të një agjencia funerale, objekt të cilit iu vendos tritol në muajin gusht.
“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Sakaq, një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/a.r
#Shkodra #nuk #gjen #qetësi #pas #tritolit #në #agjencinë #funeralit #hedhin #në #erë #derën #banesës
Java News