Aktualitet

VIDEO/ Gazetarja kap gafil Ramën për shërbimin që po i bën Vuçiçit

Në konferencën që mbajti në kryeministri, Edi Rama artikuloi mes të tjerash një propozim për kalimin e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.  Sipas tij, kjo duhej bërë për të shmangur luftën dhe shndërrimin e territorit në veri në një Donbas të dytë.

Rama u tha gazetarëve se kontrollin e veriut nga KFOR po e kërkojnë edhe në Kosovë, madje dikush mund ta kishte artikuluar edhe në Serbi, por kjo “pak kishte rëndësi”.

E vërteta është se kjo ka shumë rëndësi. Sepse kryeministri i Shqipërisë përsëriti sot të njëjtën kërkesë që presidenti i Serbisë ia kishte bërë ambasadorëve të vendeve perëndimore në një takim dy ditë më parë.


Me një verifikim të shpejtë që bëri aty për aty, gazetarja Fjorela Beleshi e A2cnn i kujtoi Ramës që jo shumë kohë më parë, por në datën 19 Qershor të këtij viti, ai kishte mbajtur një qëndrim të kundërt për kalimin e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.

Beleshi i citoi një status në Twitter, të shkruar nga vetë Rama, ku ai paralajmëronte Albin Kurtin për pasojat që do të kishte me qëndrimet e tij. Para 3 muajsh shkruante: Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës!

I kapur gafil për dy qëndrime diametralisht të kundërta që ka mbajtur në lidhje me kontrollin e veriut të Kosovës nga KFOR, kryeministri nuk diti as të shpjegojë të parin, as të justifikojë të dytin. Pa gjetur dot një vijë logjike në atë që dje e paralajmëronte si agravim dhe sot e shtron në tryezë si kërkesë, Rama u vu në siklet dhe kaloi në ca fjali pa kuptim: 

“Nuk jemi akoma aty, por mund të shkojmë aty. Nuk jemi akoma aty, por mund të shkojmë aty. Patjetër. E shikoni ju çfarë ndodh? Kjo është diçka që … (kollitet) E thashë! Nuk duhet ndonjë mençuri e veçantë, as nuk duhet ndonjë dhunti për të parë të ardhmen. Duhet vetëm përqëndrim te vija historike dhe vija e aktorëve në fushë. (Kollitet prap) Kështu që… akoma nuk jemi aty, por nëse sot nuk ka reagime, do shkojmë aty. Nuk ka ndryshe. Me Facebook dhe me kolltuk në klubet e natës mediatike mund të nisësh avionët, helikopterët, raketat dhe të shkosh ta shkatërrosh një herë e mirë armikun, por në realitetin e gjeopolitikës dhe të ballafaqimit të sotëm, punohet me strategji dhe punohet me mençuri dhe me diplomaci” tha Rama.

Video më poshtë:



#VIDEO #Gazetarja #kap #gafil #Ramën #për #shërbimin #që #bën #Vuçiçit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button