Aktualitet
Ndahet nga jeta Dumbledore, ylli i Harry Potter

Ndahet nga jeta Dumbledore. Aktori irlandez Sir Michael Gambon ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij.
Një deklaratë në emër të gruas, Lady Gambon dhe djalit Fergus Gambon, e lëshuar nga publicisti Clair Dobbs, tha: “Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Sir Michael Gambon.
“Burri dhe babai i dashur, Michael vdiq në paqe në spital, nëmomentet e fundit pranë kishte gruan e tij Anne dhe djalin Fergus, pas një periudhe pneumonie. Michael ishte 82 vjeç.
“Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të dhimbshme dhe ju falënderojmë për mesazhet.”
#Ndahet #nga #jeta #Dumbledore #ylli #Harry #Potter
Lapsi