Aktualitet

Vrasja në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 persona: Shkak për ngjarjen, konflikti për kanabisin

4 persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e 74-vjeçarit Zef Guri dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri 43 vjeç në Dukagjin, mbrëmjen e djeshme. Për ngjarjen që ndodhi në një lokal në zonën e Shoshit, policia identifikoi si autorë të dyshuar 4 të rinjtë: Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare janë njoftuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në vendin e ngjarjes shkuan edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Kontrollet vijuan në malin e Shoshit për të gjetur atentatorët, ndërsa në ndihmë të policisë shkoi edhe një helikopter për shkak të terrenit të vështirë.

Në foto Gjin Guri

I plagosuri Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015, atëherë 38-vjeçar, ai figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjate patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis. Ai ishte i dënuar nga gjykata me 7 vite burg. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli. Policia po heton në disa pista për atentatin e kësaj të mërkure, ku më kryesorja është mosmarrëveshja për lëndët narkotike e mbjella në zonën e Dukagjinit.

#Vrasja #në #Dukagjin #shpallen #në #kërkim #persona #Shkak #për #ngjarjen #konflikti #për #kanabisin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button