Sport

Calenda, menaxheri i Osimhen kërcënon pas videos në TikTok: “U tallëm nga Napoli, tani veprime ligjore”

calenda

Qetësia është e panjohur në shtëpinë e Napolit. Nëse zërat për të ardhmen e teknikut Rudi Garcia dhe akuzat për kontabilitet të rreme ndaj De Laurentiis nuk do të mjaftonin, vjen ‘problemi Osimhen’. E këtë herë nuk flitet për një kontratë apo reagime të këqija. Në qendër të polemikave është një video e pretenduar e publikuar nga klubi italian në platformën TikTok. Një filmim që nuk konsiderohet aspak etik nga stafi i nigerianit. Menaxheri i sulmuesit Roberto Calenda është krejtësisht i tërbuar për këtë arsye: “Një ngjarje e rëndë, po shqyrtojmë veprimet ligjore”.

Lexo më tej: Osimhen, thyerje totale me Napolin: heq nga rrjetet sociale fotot me fanellën e kaltër dhe pëlqimi për klubin

Menaxheri i njohur Calenda shpërtheu zemërimin e tij në X (ish-Twitter) me një postim me tone të ashpra: “Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok është e papranueshme – shkruan ai -. Një filmim që tallet me Victor në fillim u bë publik dhe më pas, por tashmë me vonesë, u fshi. Një fakt i rëndë që i shkakton dëm shumë të madh lojtarit dhe i shtohet trajtimit që djali po pëson në periudhën e fundit mes proceseve mediatike dhe lajmeve të rreme. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Osimhen”.




#Calenda #menaxheri #Osimhen #kërcënon #pas #videos #në #TikTok #tallëm #nga #Napoli #tani #veprime #ligjore

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button