Shëndeti

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-shefin e Krimeve të Elbasanit, Leonard Palushi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimin dhe Korrupsionin ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për ish-shefin e Krimeve të Elbasanit, Leonard Palushi.

Në prill të këtij viti Palushi është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij u vendos 2 vjet e 4 muaj.

Ish-shefi i Krimeve të Elbasanit akuzohet për “korrupsion”. Sipas SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.

Njëkohësisht SPAK kërkoi sekuestrim të mjetit dhe heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

/a.r

#Apeli #lë #në #fuqi #dënimin #për #ishshefin #Krimeve #të #Elbasanit #Leonard #Palushi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button