Identifikohen personat që mbetën të plagosur në Rrëshen

Ngjarja në Rrëshen mund të kishte përfunduar me një bilanc tragjik. I vrarë ka mbetur Martin Bardhi, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi ishte dënuar për pjesëmarrjen në atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit.
Bardhi është qëlluar me breshëri kallashanikovi ndërsa ndodhej mes njerëzve. Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.
Policia njoftoi zyrtarisht se janë edhe tre të plagosur. Bëhet fjalë për:
-Ilir Bardhoku, ish-drejtor shërbimesh në Bashki
-Olti Gjini, pronar i një lokali
-Shtetasi I.B
59 vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë. Mësohet se të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit.
#Identifikohen #personat #që #mbetën #të #plagosur #në #Rrëshen
Lapsi