Aktualitet

Nënkryetari i Listës Serbe mes të plagosurve në veri të Kosovës? Dyshohet se po kurohet në Serbi

Media boshnjak “Istraga” ka raportuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, është në mesin e sulmuesve të plagosur në Banjskë të Zveçanit.

Kjo media ka bërë të ditur se ka tentuar disa herë të kontaktojë Radojiçiçin, por fillimisht i është thënë se “nuk është Radojiçiç”, por që më pas, i njëjti person ka pohuar se “Radojiçiç është mirë”. Sipas Instagras, Radojiçiç ndodhet në Serbi, ku edhe po trajtohet.

“Milan Radojiçiç, njëri nga liderët e Listës Serbe, është plagosur gjatë një sulmi terrorist në Kosovë. Sot në disa raste kemi tentuar të kontaktojmë me Radojiçiçin. Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se ‘nuk është Radojiçiç’, ndërsa më pas, gjatë korrespondencës, i njëjti pretendoi se Radojiçiç ishte mirë dhe se po i jepej ryshfet. Sipas informacioneve të mediumit Istraga, Radojiçiç ndodhet në Serbi dhe po trajtohet. Dokumentet e tij u gjetën në makinat e sekuestruara”, thuhet në shkrimin e mediumit boshnjak.

Kujtojmë se Radojiçiç është në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/a.r

#Nënkryetari #Listës #Serbe #mes #të #plagosurve #në #veri #të #Kosovës #Dyshohet #kurohet #në #Serbi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button