Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, një person i vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të Rrëshenit. Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit rreth orës 10:40 minuta.
Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, 59-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se kishte tentuar të vriste nipin e Kastriot Reçin, Saimir Reçi, ndërsa në kërkim u shpall djali i tij Enrik Bardhi.
#Të #shtëna #armë #zjarri #në #Rrëshen #një #person #vrarë
Lapsi