Tensionet në Kosovë, Bushati kritik me Ramën: Serbinë duhet ta shohim me sytë e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovës.
Bushati bëri thirrje që qeveria shqiptare ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës.
“Janë dy komponentë shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme; historinë dhe gjeografinë. Në aspektin historik kam insistuar dhe insistoj me sa kam mundësi që ne duhet ta shohim, si Tiranë zyrtare, Serbinë me sytë e Kosovës, me sytë e shqiptarëve që kanë jetuar në ish-Jugosllavi dhe procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk ka pse të përfshijë Shqipërinë.
Për Shqipërinë është e rëndësishme avancimi i të drejtave të shqiptarëve kudo ku shkojnë dhe perspektiva euroatlantike e rajonit”, tha Bushati.
/a.r
#Tensionet #në #Kosovë #Bushati #kritik #Ramën #Serbinë #duhet #shohim #sytë #shqiptarëve #të #ishJugosllavisë