Tech

“Po sfidonte amerikanët”/ Analisti: Berisha në Kukës donte të mundte opozitën e Bashën, jo Ramën

Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi Ramën por opozitën që synon të ndërtojë Lulzim  Basha.

Sipas tij, Berisha nuk mund të kërkonte votat e qytetarëve kur ishte aty jo për të mundur Ramën, por Bashën, madje për të mundur amerikanët dhe për t’u treguar se ai është opozita e vërtetë.

“Opozita kandidoi vetëm me një kandidat në zgjedhje, kështu që kanë pasur mundësi të maksimalizojnë votën. Ajo që e bën problematike situatën është që moralisht kjo opozitë ka rënë se e kanë akuzuar njëri-tjetrin ashti siç kurrë nuk kanë akuzuar Ramën.

Si mundet t’i marrësh votën qytetarëve kur je aty për të mundur Bashën, më saktë as Bashën jo, për të mundur amerikanët. Gjithçka e bën jo për të mundur Ramën, por të pengojë Bashën që të prodhojë opozitën pasi e rivalizon politikisht”, tha Mërtiri./m.j

#sfidonte #amerikanët #Analisti #Berisha #në #Kukës #donte #të #mundte #opozitën #Bashën #Ramën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button