Sport

Video/ Me motor picash në pankinë: absurde ajo që ndodhi në League One

League One

Në League One, në Angli, gjatë ndeshjes midis Leyton Orient dhe Shrewsbury, u pa diçka që as në kategoritë inferiore në Shqipëri nuk ndodh. Një person mbërriti me një motor deri në pankinë për të shpërndarë picat para ndeshjes.

Në fakt, edhe vetë tifozët kanë mbetur të habitur kur panë një motor picash të mbërrinte deri te pankinat e skuadrave. Pasi kishte kaluar para tribunave të mbushura plot me tifozë, ai ndaloi te pankinat për t’u sjellë anëtarëve të stafit pica për t’i ngrënë para fillimit të ndeshjes.

Nuk është se bëhej fjalë për vonesa në dorëzimin e porosisë. Koha ishte ajo e duhura, e sigurisht edhe bakshishi duhet të ketë qenë i mirë për të hyrë në fushë me një motoçikletë e për të ushqyer heronjtë vendas.


Lexo më tej: Video/ Foden e Haaland mbajnë City në krye të Premier League: Guardiola thyen Nottingham, të tjerët barazim

Siqodoftë, ajo që ndodhi në League One, para ndeshjes mes Leyton Orient dhe Shrewsbury, ishte vërtetë absurde.



#Video #motor #picash #në #pankinë #absurde #ajo #që #ndodhi #në #League

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button