Aktualitet

Vrasja e policit në veri, Kosova shpall të hënën Ditë Zie Kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur nga presidenca përmes një postimi në Facebook.

“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, – thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës. Këtë të diel janë zhvilluar homazhe në selinë e policisë së Mitrovicës së jugut dhe në Prishtinë.


Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës, teksa duke u përballur me një grup të armatosur në fshatin Banjskë të Leposavçit. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë – Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën Bunjaku.

50-vjeçari nga Samadrexha e Vushtrrisë, me pozicion rreshter, prej vitesh ka shërbyer në uniformat blu të vendit të tij. Babai i 2 djemve dhe 1 vajze ishte transferuar në Zveçan pas dorëheqjes së serbëve nga strukturat policore. Vetëm para një jave Afrim Bunjaku mori mirënjohje për shërbimin e kryer në Policinë e Kosovës. /

#Vrasja #policit #në #veri #Kosova #shpall #të #hënën #Ditë #Zie #Kombëtare

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button