Aktualitet

Trazirat në stadium, Balla: Portat e sigurisë do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit

Portat e sigurisë në stadium do të menaxhohen nga Policia e Shtetit. Kështu u arrit në mbledhjen mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla. FSHF-së dhe Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor pas trazirave në shkallët e stadiumit dhe hedhjes së sendeve piroteknike në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Balla theksoi se autorët janë evidentuar dhe nuk do të lejohen të shkojnë në stadium.

“Nisur nga raportimet që bëri Policia e Shtetit dhe FSHF pas analizës së eventit sportiv mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj polake, disa nga konkluzionet janë me vend dhe duhet të ndiqen nga të dyja institucionet.

Gjej rastin ta përgëzoj FSHF për vendimet e Komisionit të Disiplinës për përjashtimin nga pjesëmarrja në aktiviteti sportive të personave që hodhën materiale në fushë apo përdorën flakadanë në ndeshjen me Poloninë.

Nga pamjet filmike që u vunë në dispozicion, kuptohet qartë kush ishin personat e përfshirë dhe që do të mbajnë përgjegjësi penale.

Këta persona nëse dedikohet që afrohen në stadium për ndeshjen e radhës, Policia do t’i shoqërojë për thyerje të vendimit administrativ.

Po të njëjtat penalitet, për kundravajtet për të gjithë stjuartët që kanë lejuar të hapet porta e sigurisë të hyjnë dhe të papajisur me biletë në Air Albania, por këtu duhen nxjerrë dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë që kanë qenë prezent në këto momente duhet të kishin ndërhyrë.

Portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ndaj ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa për bileta false, çdo qytetar ta ngulisë mirë në mendje se çdo dokument fals është vepër penale. Kur zbulohet me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal.

Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22.217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka.

Nga pamjet filmike të sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale.

Plani i masave për ndeshjen me Çekinë është një hap i madh i kalimit të përgjegjësisë nga Policia Private tek Policia e Shtetit për të shkuar me gatishmërinë, e gjej rastin ta falenderoj Drejtorin e Policisë, për të marrë më shumë përgjegjësi. Natyrshëm Federata ta konsiderojë këtë bashkëpunim me Policinë e Shtetit edhe një mënyrë sesi mund të ndihmojë Policinë, e këtu dua ta falenderoj FSHF që po ndihmon për ndërtimin e një fushe sportive për forcat ‘Delta’ në Vlorë”, tha ministri i Brendshëm Taulant Balla.

/a.r

#Trazirat #në #stadium #Balla #Portat #sigurisë #të #jenë #përgjegjësi #Policisë #së #Shtetit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button