Aktualitet

I moshuari godet me thikë 45-vjeçarin në Korçë, shkak konflikti për tokat bujqësore

Një 45-vjeçar është plagosur me thikë në Korçë paraditen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.

Sipas korrenspondentes së Klan News, Daniela Zisi, ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy personave.

Një 70-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë një 45-vjeçar. Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë debati për një tokë bujqësore. I dëmtuari u dërgua në Spitalin e Korçës , ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/a.r

#moshuari #godet #thikë #45vjeçarin #në #Korçë #shkak #konflikti #për #tokat #bujqësore

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button