Life Style
Lihet në burg autori i plagosjes së policit, avokati kërkon ekspertim të gjendjes mendore

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin Klered Bozhanajn që tre ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin Edlir Alleshi.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore edhe në gjykatë.
Edhe avokati i tij i mbrojtjes Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi arrest ne burg.
Kujtojmë se edhe gjatë dëshmisë së dhënë ditën e djeshme, 22 shtator, Bozhanaj ka dhënë deklarata kontradiktore, duke pretenduar ndër të tjera se ishte “komantant i Pentagonit”./f.s
#Lihet #në #burg #autori #plagosjes #së #policit #avokati #kërkon #ekspertim #të #gjendjes #mendore