Tech

Kurti po fiton pikë në Kosovë e po humb jashtë, thotë eksperti

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti po fiton pikë në Kosovë, por po humbet në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi se nuk është në favor të Kosovës, që kryeministri të vendosë në siklet amerikanët. Ndër të tjera, gjatë bisedës, eksperti tha se sipas tij Bashkimi Europian mund të shtojë sanksionet.

“Zoti Kurti po fiton pikë brenda dhe po forcon veten e vet dhe po luan, po i thotë kosovarëve që duan t’ju ndajnë Kosovën. Dhe çfarë thotë? Unë nuk e firmos Zajednicën dhe në qoftë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë do të kushtëzohet patjetër me zbatimin e Asociacionit dhe të Zajednicës që e quan zoti Kurti, kjo e prish marrëveshjen sepse po shkojmë te pika 4 për të zbatuar Zajednicën apo Asociacionin, por nuk na njeh Serbia, Serbia nuk ka për ta njohur ndonjëherë Kosovën sepse nuk do ta njohë,” – u shpreh Osmani.

/a.d

 

#Kurti #fiton #pikë #në #Kosovë #humb #jashtë #thotë #eksperti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button