Aktualitet

“Gërdeci” / SPAK kërkon të marrë në pyetje 71 dëshmitarë! Mes tyre Bumçi, Mediu e Shkëlzen Berisha

Sot është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. SPAK ka kërkuar të pyeten 71 dëshmitarë ndërkohë që më herët Mediu ka kërkuar 90.

Mes dëshmitarëve që do të pyeten janë edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

#Gërdeci #SPAK #kërkon #të #marrë #në #pyetje #dëshmitarë #Mes #tyre #Bumçi #Mediu #Shkëlzen #Berisha

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button