Aktualitet
Mjegulla mbulon aksin Fushë Krujë-Milot / Vështirësohet qarkullimi, probleme me fushëpamjen

Një mjegull e dendur ka rënë që në mesnatë e deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot si dhe në rrugën nacionale Fushë Krujë-Vorë.
Kjo ka bërë që të vështirësojë qarkullimin e mjeteve për arsye të fushëpamjes pasi nuk mund të shikosh më shumë se 50 metra përpara.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë aksident duke përjashtuar dy karambole tepër të lehta e pa probleme.
/a.r
#Mjegulla #mbulon #aksin #Fushë #KrujëMilot #Vështirësohet #qarkullimi #probleme #fushëpamjen