Debati me përfaqësuesin rus në OKB, Rama poston videon e ‘Sky news’: Krenari për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës

Mediet ndërkombëtare i kanë bërë jehonë përplasjes mes Shqipërisë, kryesuese e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me Rusinë për prezencën e Ukrainës në sesionin e radhës të OKB-së. Videoja është shpërndarë gjerësisht edhe në rrjete sociale. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka shpërndarë një video të “Sky news” me mometin e përplasjes me ambasadorin rus duke mos e fshehur krenarinë për drejtimin që Shqipëria bëri në Këshillin e Sigurimit, në OKB.
“Momenti i djeshëm që gjeti pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe u bë viral në rrjetet sociale anembanë; një moment krenarie për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës”, shkruan Rama./m.j
#Debati #përfaqësuesin #rus #në #OKB #Rama #poston #videon #Sky #news #Krenari #për #Shqipërinë #në #krye #të #detyrës #nën #vështrimin #mbarë #botës