Tech

OKB/ Rama në Këshillin e Sigurimit: Të ndihmojmë Ukrainën, thirrje Rusisë të rifillojë marrëveshjen e grurit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në kuadër të luftës së Ukrainës. Rama thotë se kjo luftë, nuk po cenon thjesht territorin e Ukrainës e Evropën, por të gjithë globin. Kreu i qeverisë thekson se kjo mbledhje do t’i dedikohet thirrjes për paqe si dhe do vihet theksi që Rusia të rinisë marrëveshjen e grurit, për hir të qindra miliona njerëzve që vuajnë për ushqim dhe kërkojnë mbështetje nga Kombet e Bashkuara.

“Një luftë e paprovuar e padrejtë ka sjell një konflikt vdekjeprurës në mes të Evropës. Siç jemi të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm në Ukrainë e te Evroa por në mbarë botën. Kjo është arsyeja se pse duhet të jemi të përkushtuar për të sjellë në KS të vërtetën. E duke bërë këtë, të kundërshtojmë atë mesazh të shëmtuar që kërkon të pushtojë e të mbështesë agresimin.

Është provuar edhe njëherë kundër profecisë se i fuqishmi ka të drejtë. Duhet të gjejmë zgjd9hje të përbashkëta për  çdo zgjidhje të ngutshme. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet për të ndalur Rusinë sot përcjell mesazhin më të mirë, jep garancinë që ata që kërkojnë paqe e bashkëpunim. Do ta shfrytëzojmë këtë takim, për t’i ribëre thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e ndihmë nga Kombet e Bashkuara.”- tha Rama./m.j

#OKB #Rama #në #Këshillin #Sigurimit #Të #ndihmojmë #Ukrainën #thirrje #Rusisë #të #rifillojë #marrëveshjen #grurit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button