Aktualitet

Fshihej në një zonë të pyllëzuar në Spille, kapet i dënuari me 10 vite burgim

Një 41-vjeçar në kërkim, i cili është i dënuar me 10 vite burgim, është arrestuar nga policia në Kavajë pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Në pranga ka rënë Xhevdet Xhafa nga Rrogozhina. 41-vjeçari fshihej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille. Ai u vu në pranga nga uniformat blu.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar Xhevdet Xhafën me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Fshihej #në #një #zonë #të #pyllëzuar #në #Spille #kapet #dënuari #vite #burgim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button