Aktualitet
Kryeministri Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Portit të Ri të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.
Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.
“Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.
#Kryeministri #Rama #nxjerr #pamjet #nga #kantieri #Portit #të #të #Durrësit #merr #formë #plazhi
Java News