Sport
I vodhi florinjtë, 33-vjeçarja denoncon 31-vjeçarin. Arrestohet dhe i gjendet drogë gjatë kontrollit

Një 31-vjeçar i cili kishte vjedhur aksesorë floriri dhe më pas i kishte shitur në argjendari është arrestuar nga policia.
Kallëzimi është bërë nga një 33-vjeçare e cila tha se aksesorët janë vjedhur nga banesa e saj.
Nga kontrolli është gjetur dhe kanabis e kokainë. Lënda narkotike është sekuestruar bashkë me dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.d
#vodhi #florinjtë #33vjeçarja #denoncon #31vjeçarin #Arrestohet #dhe #gjendet #drogë #gjatë #kontrollit