Sport

Loris Karius rrëfen natën e parë të takimit: “Nuk e dija kush ishte Diletta Leotta”

Loris Karius

Loris Karius dhe Diletta Leotta u bënë prindër të vogëlushes Aria në gusht. Portieri ndodhet në Angli dhe luan për Newcastle, ndërsa gazetarja jeton në Milano me vajzën e saj të vogël. Gjithnjë ka patur kuriozitet për mënyrën e njohjes së të dyve. E tani gjermani zbuloi një histori nga prapaskena e takimit të tyre të parë.

MBRËMJA E TAKIMIT TË PARË MES TYRE

Rrugët e dy të dashuruarve u kryqëzuan thuajse rastësisht. Loris Karius tregoi se si shkuan gjërat mes tyre në mbrëmjen e takimit të parë. Portieri gjerman bëri një rrëfim interesant për Il Corriere della Sera: “Nuk e dija kush ishte Diletta Leotta. E ajo nuk e dinte kush isha unë. U pëlqyem kështu pa etiketa, në mënyrë të lirë. Ajo është gjithmonë pozitive, e qeshur dhe kaq solare. Ajo kujdeset për mua dhe unë ndihem mirë me të”.

PROJEKTET E ARDHSHME

Në intervistën e Loris Karius pati vend edhe për projektet e ardhshme. Ai shfaqi dëshirën për të jetuar në të njëjtin vend dhe pse jo, edhe në të njëjtin qytet. Por kjo varet nga shumë gjëra dhe portieri i ka idetë e qarta: “Nuk dua t’i afrohem shtëpisë vetëm në bazë të saj dhe vajzës sime. Pres ofertën e duhur të punës për mua. Kur të mundem unë shkoj te ajo dhe ajo vjen tek unë, por nuk është gjithmonë e lehtë. Aria? Kur jam i stresuar, thjesht e marr në krahë dhe ndihem më mirë”.




#Loris #Karius #rrëfen #natën #parë #të #takimit #Nuk #dija #kush #ishte #Diletta #Leotta

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button