Life Style

Në pallatin e djegur jetonin 69 familje, nis ekspertiza për zjarrin, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në…

Një ditë pas zjarrit të pazakontë në Tiranë, grupi hetimor është duke kryer ekspertizën për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Punonjës të policisë, shërbimit zjarrfikës dhe inxhinierë të pavarur janë duke kryer vlerësimin e dëmeve dhe do të përcaktojnë vendin ku nisi zjarri.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shkëndija elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.

Në pallat mësohet se jetojnë 69 familje, në të dyja shkallët, mesatarisht 3-4 persona për familje. 46 apartamente janë te shkalla që është djegur.

Nga zjarri u shkrumbuan 3 apartamente dhe një tjetër apartament u dogj në masën e 30%. 10-12 apartamente janë djegur pjesërisht, nga flakët që kanë hyrë brenda nga fasada.

/a.r

#Në #pallatin #djegur #jetonin #familje #nis #ekspertiza #për #zjarrin #shkak #dyshohet #një #shkëndijë #elektrike #në..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button