Aktualitet

I dha të miturit hashash dhe e postoi videon në Tik Tok, 31-vjeçari: Është montazh

“Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh”. Kështu është shprehur para hetuesve 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur.

I riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë policia nuk ka arritur ende të indetifikojë fëmijen që shfaqej në videon e postuar në tik-tok, pasi 31-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu me pretendimin se nuk ka lidhje me këtë rast.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës./f.s

#dha #të #miturit #hashash #dhe #postoi #videon #në #Tik #Tok #31vjeçari #Është #montazh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button