VIDEO / Karrigia e Kim Jong-un u pastrua disa herë dhe u testua për rrezatim para takimit me Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Një detaj që bie në sy mes pamjeve ishte përgatitja e vendeve ku do të uleshin drejtuesit.
Karrigia ku do të ulet Kim Jong-un është kontrolluar dhjetëra herë pasi dyshohej se mund të plasaritej shkaku i peshës së liderit të shtetit aziatik.
Megjithatë, mediat kanë publikuar video teksa disa persona fshijnë karrigen ku do të ulet presidenti koreano-verior dhe më pas u testua për rrezatim kimik para takimit me Putinin.
Sipas deklaratës së bërë nga Kremlini, Putin dhe Kim u takuan në Kozmodromin Vostonchny në rajonin Amur të Rusisë.
“Më vjen shumë mirë që ju shoh. Këto ngjarje të rëndësishme janë 75-vjetori i themelimit të Republikës, 70 vjetori i Luftës së Madhe për Pavarësi dhe 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha Putin.
Ndryshe, Kim erdhi në zonën ku ndodhet Kozmodromi Vostochniy me një tren special. Pas vizitës në bazën hapësinore, liderët e dy vendeve zhvilluan bisedime me pjesëmarrjen e delegacioneve të tyre shoqëruese.
/a.r
Kuzey Kore Lideri Kim Jong-Un’un koltuğu, Vladimir Putin ile görüşmeden önce kapsamlı bir şekilde temizlendi, radyasyon testinden geçirildi
Video Haber https://t.co/8cP9tivEoQ pic.twitter.com/hd79o1V2e7
— T24 (@t24comtr) September 13, 2023
#VIDEO #Karrigia #Kim #Jongun #pastrua #disa #herë #dhe #testua #për #rrezatim #para #takimit #Putinin