Sport

Dopingu i Pogba, zbulohet prapaskena: ndoqi këshillën e një mikut të tij doktor

Pogba

Lajmi i pozitivitetit për testosteron i Paul Pogba tronditi Juventus dhe gjithë botën e futbollit. Rezultati u konstatua pas testeve të kryera te mesfushori në fund të ndeshjes Udinese-Juventus, javën e parë të Serie A. Shumë njerëz pyesin se si një sportist i kalibrit të francezit mund të ketë bërë një gabim kaq banal. Të tjerë mendojnë se ndoshta substanca e dopingut mund të jetë marrë pa vetëdije.

Në pritje të kundëranalizës dhe vendimeve të mëpasshme të Gjykatës antidoping dhe Juventus, kanë nisur të dalin hipoteza në lidhje me këtë çështje. Njëra prej tyre flet për një doktor, mik të francezit, që dyshohet se e ka “këshilluar keq”.

La Gazzetta dello Sport shkruan se, sipas disa thashethemeve, mesfushori francez ka blerë një suplement në Amerikë. Veprimi është bërë me këshillën e një mjeku, që është mik i tij, por pa lidhje me Juventus. Në tokën amerikane ka rregulla të ndryshme që lidhen me substancat doping, në krahasim me sistemin italian. E kjo “neglizhencë” mund të jetë thelbi i pozitivitetit të ish-lojtarit të Manchester United. Me pak fjalë, Pogba për këtë arsye ka marrë edhe substancën e testosteronit gabimisht.


Lexo më tej: Skualifikim i gjatë e zgjidhje e kontratës: Pogba rrezikon lamtumirën nga futbolli

Nëse kjo hipotezë do të konfirmohet, do të ishte e qartë se Juventus nuk ishte në dijeni të faktit. Në të vërtetë vetë Pogba u kishte rrëfyer mjekëve të klubit se kishte marrë substanca të pa përcaktuara nga stafi. E ndërsa menaxherja e tij Rafaela Pimenta studion linjën e mbrojtjes (“E sigurtë është se Paul Pogba nuk ka dashur asnjëherë të thyejë rregullat”, deklaroi ajo), lojtari ka 3 ditë kohë për të kërkuar kundëranalizë. Në rast të një rezultati pozitiv të konfirmuar, klubi i Juventus mund të kërkojë gjithashtu ndërprerjen e kontratës së tij shumë të rëndë.

#Dopingu #Pogba #zbulohet #prapaskena #ndoqi #këshillën #një #mikut #të #tij #doktor

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button