Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë-Laç, makina merr zvarrë një person për disa metra

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili dyshohet të ketë qenë në anë të rrugës dhe e ka marrë zvarrë me makinë për disa metra duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup dhe kokë.

Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës që regjistrohet në Lezhë. Vetëm brenda një jave në Lezhë janë regjistruar 4 aksidente, ku dy prej tyre kanë pasur viktima.

#Aksident #rëndë #në #LezhëLaç #makina #merr #zvarrë #një #person #për #disa #metra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button