VIDEO/ “Daniel” shkakton të paktën 2200 viktima në Libi, imazhe të rënda, rrugët e mbushura me të vdekur në Derna

Stuhia “Daniel” që ka goditur Libinë ka shkaktuar shkatërrime në masë në disa zona dhe shumë viktima e të zhdukur.
Të paktën 2200 njerëz janë vrarë nga përmbytjet shkatërruese në qytetin lindor të Libisë Derna , sipas agjencive dhe zyrtarëve ndërkombëtarë.
Sipas Mohammad al-Khabisi, drejtori i Spitalit Wahda, 1700 njerëz vdiqën në një nga rrethet e qytetit dhe 500 në tjetrin. Kryqi i Kuq ka frikë se numri përfundimtar i Danielit do të jetë shumë më i lartë pasi 7,000 banorë janë lënduar dhe më shumë se 10,000 janë të zhdukur .
Imazhet e shpërndara nga videot në mediat sociale janë dramatike pasi dhjetëra trupa janë shpërndarë në rrugët e qytetit – i cili u rrafshua nga shembja e dy digave. “Rrugët janë të mbushura me të vdekur”, thonë banorët e qytetit që i mbijetuan fatkeqësisë.
Shikoni videon e mëposhtme nga zona ku ndodhet spitali i qytetit – Kujdes imazhe të ashpra!
Shikoni video të përmbytjeve shkatërruese në Derna/m.j
#VIDEO #Daniel #shkakton #të #paktën #viktima #në #Libi #imazhe #të #rënda #rrugët #mbushura #të #vdekur #në #Derna