Aktualitet

Mjeku që shpëton Rrajat nga burgu, ekspertoi edhe dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 2018

Report TV disponon akt ekspertimin mjeko ligjor që lehtëson akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në krujë më 6 korrik ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja, pas konfliktit për guroret. Akt ekspertimi është përpiluar nga  mjeku ligjor Elton Serani dhe e klasifikon ngjarjen si “plagosje të lehtë”.

Mjeku Elton Serani ekspertoi edhe Xhisiela Malokun në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë ndaj Rexhep Rrajës.

Pas publikimit të raportit mjekoligjor, prokuroria e Tiranës reagoi dje për hetimet duke thënë se ka regjistruar procedim për plagosje të rëndë dhe akuza s`ka ndryshuar, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

#Mjeku #që #shpëton #Rrajat #nga #burgu #ekspertoi #edhe #dhunën #ndaj #Xhisiela #Malokut #në

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button