Aktualitet
E rëndë në Selanik/ Polici vret gruan e më pas vete, mbesin jetimë 2 fëmijët

Një ngjarje e rënë është regjistruar në Selanik. Mediat greke raportojnë se një 38-vjeçar, i cili ishte punonjës i policisë ka vrarë gruan e tij 42-vjeçe, e më pas veten.
Çifti mësohet se ishin prindër të dy fëmijëve.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa burri u gjet me shenja jete kur mbërritën autoritetet në banesën e tyre, por nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve.
Trupat e dy bashkëshortëve u gjetën mëngjesin e sotëm, në orën 08:15 me orën lokale. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/f.s
#rëndë #në #Selanik #Polici #vret #gruan #më #pas #vete #mbesin #jetimë #fëmijët