Aktualitet

Kultivoi kanabis në banesë, arrestohet Enca Haxhiaj! Këngëtarja: E mbolla për përdorim vetjak

Këngëtarja Enca është arrestuar nga Policia, pasi kultivoi bimë kanabis në ballkonin e banesës së saj në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja Ruenca Haxhiaj, 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Kultivoi kanabis në banesë, arrestohet Enca Haxhiaj! Këngëtarja: E mbolla për përdorim vetjak

#Kultivoi #kanabis #në #banesë #arrestohet #Enca #Haxhiaj #Këngëtarja #mbolla #për #përdorim #vetjak

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button