Aktualitet

Masakra me 6 të vrarë në Greqi/ Autorët qëlluan me 25 plumba ndaj viktimave

Në masakrën me 6 të vrarë në Greqi janë gjetur 25 gëzhoja të qëlluara nga një makinë në lëvizje dhe një motorr me të cilët lëviznin vrasësit. Mediat greke spekulojnë se viktimat mund të jenë shqiptarë, por ky informacion është i pakonfirmuar.

Të gjashtë viktimat ishin në makinë me targa gjermane. Një nga viktimat arriti të dilte nga makina pas atentatit, por ndërroi jetë në rrugë.

Sipas informacioneve, ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa.


Policia po punon për identifikimin e plotë të viktimave, ndërsa dyshohet se atentati ka lidhje me mosmarrëveshjet për tregtinë e drogës.

#Masakra #të #vrarë #në #Greqi #Autorët #qëlluan #plumba #ndaj #viktimave

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button