Berisha fushatë në Kukës: Safet Gjici fitoi 400 tendera nga Rama!

Sali Berisha ishte në Kukës në një takim elektoral për kandidatin e Bashkë Fitojmë në këtë bashki, Emri Vatën. Gjatë takimit, ai përmendi Safet Gjicin duke mos përmendur skandalin seksual që provokoi zgjedhjet e parakohshme, por duke akuzuar Ramën se i kishte dhënë thuajse 400 tendera ish-kryebashkiakut.
“Po t’ja numëroni, Gjici ka fituar 400 tendera, përveç parave që u vodhën atje ku ishin rojet e tij të sigurisë. Të gjitha u përkthyen në vota. Po Pëllumb Gjoka, Bajrat… Ministrat bënin mbledhje me ta. Por a duhet të tërhiqemi ne? Ora është e misionit të opozitarëve, asgjë në botë nuk na ndal” u shpreh Berisha.
Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të video-skandalit seksual me Alma K. Në këmbim të seksit, kryebashkiaku u angazhua në dhënien e një tenderi për ngritjen e një strehe për qentë e braktisur të qytetit. Ai është arrestuar nga SPAK dhe aktualisht është duke u gjykuar për shpërdorim detyre.
#Berisha #fushatë #në #Kukës #Safet #Gjici #fitoi #tendera #nga #Rama
Lapsi