GJKKO cakton datën e seancës së parë ndaj Fredi Belerit

GJKKO cakton datën 14 shtator për seancën e parë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Beleri ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ia kanë refuzuar. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.
Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake.
Ndërkohë ai ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.
Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.
Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar./f.s
#GJKKO #cakton #datën #seancës #së #parë #ndaj #Fredi #Belerit