Aktualitet

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Maqedoninë e Veriut, e pranishme edhe Presidentja Osmani

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunitë.

Në samitin që do të zhvillohet do të marrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Në Shkup liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE.


Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

#Liderët #Ballkanit #Perëndimor #mblidhen #sot #në #Maqedoninë #Veriut #pranishme #edhe #Presidentja #Osmani

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button