Aktualitet
U përplasën nga treni, humbin jetën 4 persona në Spanjë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën një ditë më parë pasi u goditën nga një lokomotivë pranë Barcelonës teksa po kalonin shinat hekurudhore.
Aksidenti ndodhi rreth 20:22 në Montmelo afër kryeqytetit katalanas, kur shtatë persona po kalonin shinat në një vend të ndaluar, raporton Reuters. Tre persona ndërruan jetë në vendngjarje dhe një i katërt vdiq në spital pasi pësoi një arrest kardio-respirator, sipas Reuters. Tre të tjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore.
#përplasën #nga #treni #humbin #jetën #persona #në #Spanjë
Lapsi