Pal Tushaj flet pas dorëheqjes nga kreu i PS-së Rubik dhe zbardh prapaskenat, ja deklarata ‘bombë’ që çuditi socialistët: Do votoj kandidatin e PD

Pal Tushaj, kreu i PS-së Rubik ka dhënë shpjegimet e tij mbi vendimin që mori duke dhënë dorëheqje pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.
Tushaj foli në një emision televiziv, ku pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt.Ai tha se populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi me përgjigjen e tij, duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Belushin, një mirditor.
E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.