E bujshme, Gjermania kampione e Botës në basketboll për herë të parë: Serbia mposhtet në finale 83-77

Gjermania është kampione e botës në basketboll për vitin 2023. Ata triumfuan në finalen e luajtur në Manila të Filipineve, duke fituar 83-77 kundër Serbisë. Ndeshje spektakolare dhe e ekuilibruar deri në fund. Schröder (shënuesi më i mirë me 28 pikë) dhe Franz Wagner (19 pikë dhe 7 kërcime) kryesuan kuintetin e Herbert. Nuk mjaftuan paraqitjet e shkëlqyera të një super Bogdanovic (17 pikë) dhe një stoiku Avramovic (21 pikë) për të besuarit e Pesic.
Triumf historik për Gjermaninë, që bëhet kështu kampione e botës në basketboll për herë të parë në historinë e saj. Gjermania mundi Serbinë 83-77 në finalen e Manilës. Përralla e tyre pati fundin më të lumtur dhe mbi të gjitha më të merituar. Kombëtarja e Gordon Herbert fitoi 83-77 dhe shpallet kampion bote. Eksperienca e Serbisë u la në hije nga një Schroder i mrekullueshëm me 28 pikë. Ai gjuante me përqindje shumë të larta realizuese, ndërsa pjesën tjetër e bëri inteligjenca e zakonshme te koshi i Franz Wagner (19).
Lexo më tej: Shemben amerikanët në Tokyo 2020: “Dream Team” humbet ndeshjen e parë në Olimpiadë pas 17 vjetësh
Ndeshja lëvizi përgjatë binarëve të ekuilibrit për dy fraksione e gjysmë, derisa gjermanët përfituan nga pasimi i gabuar i kundërshtarëve për të imponuar një hendek dyshifror për herë të parë në ndeshje. Në fraksionin e fundit nervat u shpërfaqën nga të dyja palët. Kjo i mjaftoi Gjermanisë për të fituar Kupën e Botës. Përfundoi 83-77, me Gjermaninë që merr titullin e botës. Medalje argjendi për Serbinë, tepër statike në sulm, në minutat më delikate të ndeshjes.
#bujshme #Gjermania #kampione #Botës #në #basketboll #për #herë #të #parë #Serbia #mposhtet #në #finale
Lapsi