Aktualitet

Tentoi të fuste armë në Shqipëri, arrestohet Sindrit Kola në Portin e Durrësit

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rezidenti” është arrestuar 32-vjeçari Sindrit Kola, i cili kishte tentuar që të fuste armë zjarri në vendin tonë. Ai udhëtonte me target nga Ankona në Durrës dhe është ndaluar nga policia në hyrje të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën Sindrit Kolës, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

/a.d

#Tentoi #të #fuste #armë #në #Shqipëri #arrestohet #Sindrit #Kola #në #Portin #Durrësit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button