Botërori nuk ishte rastësi, Gjermania shembet në mënyrë të bujshme: Japonia i shënon 4 gola

Humbje e bujshme e Gjermanisë në shtëpi me rezultatin 4-1 ndaj Japonisë. Një ndeshje miqësore e luajtur në Wolfsburg, por që ktheu në vëmendje fantazmat e Botërorit të Katarit. Aziatikët kaluan në avantazh me Junya Ito në minutën e 11′. Kur Sane’ barazoi në minutën e 19′, u duk se po niste përmbysja e pritshme. Por të besuarit e Flick rezistuan vetëm 3 minuta. Në të 22′ Ueda ktheu në avantazh kombëtaren japoneze. Në fund, me Gjermaninë e çekuilibruar përpara në kërkim të barazimit erdhën dy golat e tjerë. Japonia fiksoi pokerin me Asano në minutën e 90′ dhe Tanaka në minutën e 92′.
Kohë të vështira për Gjermaninë, lajmi i vetëm i mirë i ndeshjes është humbja pa vlerë renditjeje. Për fatin e Flick ishte vetëm një miqësore. Por disfata 4-1 që Japonia u shkaktoi gjermanëve në Wolfsburg është nga ato që do të mbahet mend gjatë. Miqtë kaluan në avantazh me Junya Ito në minutën e 11′. Sanè barazoi në minutën e 19′, ndërsa tre minuta më pas Ueda ktheu në avantazh kombëtaren japoneze. Asano dhe Tanaka në minutat shtesë të ndeshjes i dhanë përmasa disfatës gjermane. E tani trajneri Flick, i cili dukej afër shkarkimit në qershor, është edhe një herë shumë në diskutim.
Lexo më tej: Largimi nga Katari/ Gjermania, gjigandi i rrëzuar i futbollit botëror
#Botërori #nuk #ishte #rastësi #Gjermania #shembet #në #mënyrë #të #bujshme #Japonia #shënon #gola
Lapsi