Aktualitet

Ekzekutohet Leartiad Kekaj në Vlorë, policia jep informacion zyrtar

Ky është 41-vjeçari Leart Kekaj, i cili mbrëmjen e kësaj të shtune mbeti i vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ai ishte duke udhëtuar me motor kur një makinë me ngjyrë të zezë dhe targa italiane i është afruar dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plumbave që ka marrë ai është rrëzuar fillimisht në tokë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarje, por ka humbur jetën vetëm pak metra më tutje në cep të një pallati.

***

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë, ku u vra në atentat një 41-vjeçar.

Viktima, Leartiad Lekaj alias Laert Keka u qëllua për vdekje rreth orës 21:50, nga persona ende të panjohur. Në njoftimin e saj për mediat, policia e Vlorës sqaron se makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet në flakë në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”.

Autoritetet thonë se vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

“Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Leartiad Lekaj alias Laert Keka, 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar për mediat.

/a.r

#Ekzekutohet #Leartiad #Kekaj #në #Vlorë #policia #jep #informacion #zyrtar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button