Aktualitet

US Open, Djokovic përplas ‘telefonin’ duke ironizuar festimin e Shelton: “E kopjova, i vodha festimin”

Shelton

Novak Djokovic arriti me meritë në finalen e US Open, ku do të shkojë në kërkim të titullit të tij të 24 Slam. E megjithatë, gjesti i tij në fund të ndeshjes ka krijuar shumë diskutime. Në momentin e festimit të triumfit, Nole përsëriti festimin e Shelton pas suksesit ndaj bashkatdhetarit Tiaofe në çerekfinale. Kampioni serb bëri sikur i përgjigjej një telefonate dhe më pas e përplasi telefonin me një veprim të vendosur. Një ngacmim i vërtetë ndaj kundërshtarit të tij të ri, që pasoi me një shtrëngim duarsh mjaft të ftohtë në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Us Open, Medvedev i tmerron të gjithë: “Dikush do të vdesë e do ta shihni në transmetim direkt

Djokovic u justifikua kështu në intervistat pas ndeshjes: “Unë e adhuroj festimin e Ben. Mendova se ishte shumë origjinale. E kopjova. I vodha mënyrën e festimit”. Vetë Shelton në konferencë për shtyp tentoi të shuajë polemikat. “E pashë vetëm pas ndeshjes. Nuk më pëlqen kur jam në rrjetet sociale dhe shoh njerëz që më thonë se si mund të festoj apo jo – shpjegoi tenisti amerikan -. Mendoj se nëse e fiton ndeshjen, ke të drejtë të bësh çfarë të duash. Si fëmijë më kanë mësuar gjithmonë se imitimi është forma më e sinqertë e “admirimit”. Kështu që kjo është gjithçka që kam për të thënë në lidhje me këtë”.


#Open #Djokovic #përplas #telefonin #duke #ironizuar #festimin #Shelton #kopjova #vodha #festimin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button