Aktualitet

Një studente e një banakiere akuzojnë Antony: pas ish-të dashurës, Rayssa e Ingrid e quajnë “të dhunshëm”

Rayssa

Probleme të tjera shfaqen për Antony, i akuzuar për dhunë dhe abuzim në familje pak ditë më parë nga ish-e dashura e tij Gabriela Cavallin. DJ dhe influencuesja braziliane e ka denoncuar futbollistin e Manchester United se e ka rrahur kur ishte shtatzënë. Si pasojë e dhunës së sulmuesit ajo në fund humbi fëmijën. Antony i mohon akuzat, por ndërkohë policia e Sao Paulos dhe ajo e Mançesterit po heton. E sikur të mos mjaftojë, të enjten, dy femra të tjera Rayssa de Freitas e Ingrid Lana denoncuan brazilianin për sjellje të dhunshme. Një situatë që e përfshin edhe më keq sulmuesin e United në polemika.

Studentja e drejtësisë Rayssa de Freitas tha se kishte patur nevojë për trajtim spitalor pas një incidenti në maj të vitit të kaluar. Sipas fjalëve të saj, ajo u sulmua nga Antony dhe Mallu Ohana – ish-gruaja e lojtarit brazilian Dudu -. Të tre kishin qenë në Land Roverin e futbollistit, pasi ishin larguar nga një klub nate në Sao Paulo.

Lexo më tej: “Humba foshnjën se më rrihte edhe shtatzënë”: Gabriela e akuzon për dhunë e abuzime, Antony përjashtohet nga Brazili


Ingrid Lana, një bankiere 33-vjeçare, tha në një intervistë për Record TV në Brazil se Antony kishte qenë agresiv ndaj saj. Ngjarja që i referohet gruaja ka ndodhur në tetorin e kaluar. “Ai u përpoq të bënte seks me mua dhe unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën”, ka raportuar gruaja.

#Një #studente #një #banakiere #akuzojnë #Antony #pas #ishtë #dashurës #Rayssa #Ingrid #quajnë #të #dhunshëm

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button