Aktualitet

Janar-gusht, 260 anije turistike u ankoruan në Durrës| 10 mln dollarë erdhën nga jahtet

Rreth 10 mln dollarë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit nga shërbimi i taksës së naftës për rreth 260 mjetet turistike që janë ndalur në Portin e Durrësit nga janari në gusht të këtij viti.

“Të ardhurat nga taksa Kombëtare e ri-eksportit për furnizim me karburant të mjeteve turistike dhe argëtimit:

▪️Karburant,

➖Sasia ne M3 = 22’750;

➖Sasia ne Ton = 18’995;

▪️Te ardhurat = 910 Milion lek ose 10 mln Dollare.”

Sipas kapitenit Taulant Allka, pretendimet që jahtet vijnë në Portet tona sepse nuk paguajnë apo taksohen, nuk qëndrojnë.

Trendi rritës i numrit të jahteve dhe velierave luksoze, pritet të vijojë deri në fillim të muajit tetor.

Ky interes po përballohet vetëm me pak sipërfaqe të dedikuara për mjetet turistike, ndërsa me ndërtimin e Marinës Turistike pritet të mos ketë asnjë hapësirë portuale të pashfrytëzuar.

 

/a.d

#Janargusht #anije #turistike #ankoruan #në #Durrës #mln #dollarë #erdhën #nga #jahtet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button