Aktualitet

Gërdecit/ Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin

FATMIR MEDIU SPAK

Ditën e sotme po zhvillohet seanca për tragjedinë e Gërdecit. Mbrojtja e ish-ministrit Fatmir Mediut, kërkon që në seancë të jenë të pranishëm 90 dëshmitarë. Mes tyre, Mediu kërkon që të jenë të pranishëm dëshmitarë ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA, ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë.

Mes tyre janë edhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode, Petro Koçi, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë. Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit.

Po ashtu, Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin që ndodhi vite më parë.


Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.

#Gërdecit #Mediu #kërkon #të #kryhet #eksperiment #për #shpërthimin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button